Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xani: Zgjedhjet nuk sjellin zgjidhje, marrëveshja politike në horizont

Gazeta10
23 February 2026 - 18:48

Analisti politik Visar Xani, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka deklaruar se vendi nuk pritet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se një proces i tillë nuk do të sillte ndryshime thelbësore në skenën politike.

Sipas tij, edhe nëse do të mbaheshin zgjedhje, ato do të prodhonin vetëm ndryshime minimale dhe jo një transformim drastik të rezultatit politik.

“Shkon në zgjedhje pa zgjidhje”, u shpreh Xani, duke shtuar se një proces i ri zgjedhor vetëm sa do të humbiste kohë dhe në fund do ta kthente vendin në të njëjtën situatë, ku sërish do të kërkohej një marrëveshje politike.

Ai nënvizoi se, sipas gjasave, një marrëveshje politike tashmë është në horizont mes akterëve politikë, por mbetet të shihet se kur do të konkretizohet ajo, qoftë përmes emrave të përveçëm apo përmes ndonjë formule tjetër bashkëpunimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.