Ministrja e Shqipërisë për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar rëniën e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij 25 vjet më parë, raporton Gazeta10.
Ajo ka thënë se rënia e komandatit legjendar Adem Jashari u kthye në simbol të luftës së Kosovës për liri.
“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri. Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Xhaçka në Facebook./Gazeta10