Mesfushori me prejardhje shqiptare i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se do ta harrojë Kupën e Botës pasi përgatitet të rikthehet me Arsenalin, me të cilin po kalonin në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
Xhaka zbuloi se do të udhëtojë nga Doha në Dubai për t’u bashkangjitur me kampin stërvitor të Arsenalit në mes të sezonit.
“Sigurisht, emocionalisht nuk është e lehtë. Por kjo është pjesë e biznesit tonë, pjesë e futbollit”, ka thënë Xhaka.
“Duhet të rikuperoheni mirë. Premier League është duke pritur dhe, natyrisht, doja të isha këtu më gjatë se kaq. Por ne e humbëm ndeshjen dje dhe jam i lumtur që kthehem tani me ekipin”, shtoi Xhaka.
“Unë po kthehem në Dubai, po kthehem te ekipi, po kthehem në stërvitje dhe po përpiqem të harroj Botërorin”, u shpreh kapiteni i Zvicrës.
Zvicra u mposhtë nga Portugalia me rezultatin 6-1 duke qenë humbja më e thellë e një kombëtareje në 1/16 e finales e Katarit.