
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, sonte do të jetë në emisionin INFO10 në Kanal10, raporton Gazeta10.
Me të do të diskutohet për situatën e fundit në vend.
Kujtojmë se ndër të tjera në veriun e Kosovës serbët lokal kanë vendosur barrikada.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare po kërkojnë heqjen e tyre dhe uljen e menjëhershme të tensioneve. / Gazeta10