Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhelal Sveçla ankohet se një person i LDK-së po thyen heshtjen zgjedhore

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 11:28

Xhelal Sveçla i ka reaguar një personi që mbante një emblemë të LDK-së në kraharorin e tij. Anëtari i Vetëvendosjes i ka kërkuar qytetarit që të mos jetë rreth shkollës, pasi është kundër rregullave.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtar në Facebook, Sveçla ka thënë se LDK po shkel ligjin për zgjedhje.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, thuhet në reagimin e tij.

Vlen të ceket se sipas ligjit për zgjedhje, nuk lejohet që qytetarët të shfaqin simbole partiake kur është heshtja zgjedhore apo kur është duke u kryer procesi i votimit.

Ndryshe, nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, personi që mbanë emblemën e LDK-së në krahror, i drejtohet Sveçlës se nuk është brenda objektit dhe nuk guxon t’i bëjë foto – gjersa e paralajmëron se do të përballen në gjykatë. /Telegrafi/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.