Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhemajli: Emërimi i Kurtit si kryesues i Komisionit, zhvendosje e vëmendjes prej problemeve aktuale 

Gazeta10
15 September 2022 - 18:20

Njohësja e shëndetësisë, Hana Xhemajli, ka thënë se prioritetet që janë listuara në Komisionin Ekzekutiv të Shëndetësisë nuk e pasqyrojnë gjendjen aktuale që është. 

Xhemajli më tej në Info10, ka thënë se Kryeministri Kurti të kryesojë një Komision të Shëndetësisë kur pjesë ka Ministrin e Shëndetësië me kompetencë të plotë, duket si zhvendosje e vëmendjes prej problemeve aktuale që janë në vend. 

“Në princip, prioritetet që ka Ministri Latifi bien ndesh me prioritetet e Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë. Nuk e di direktivat e kujt përcillen deri në fund, sepse në fund Kryeministri e ka fjalën e fundit, por të jetë kryesues i një komisioni duke e pasë edhe ministrin aktual aty me kompetencë të plotë, po më duket si zhvendosje e vëmendjes diku tjetër prej një problemi që e kemi shumë aktual”, ka thënë ajo./Gazeta10. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.