Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Xheneta Fetahu hyn sot në shtëpinë e BBVK-së

Gazeta10
08 Janar 2026 - 16:53

Xheneta Fetahu do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i spektaklit, i cili ka bërë të ditur se ajo do të hyjë sërish në shtëpi, por vetëm për një periudhë prej 24 orësh.

Sipas njoftimit, rikthimi i saj nuk do të jetë i zakonshëm, pasi Xheneta do të ketë një mision të veçantë, detajet e të cilit ende nuk janë zbuluar. Ky zhvillim pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi dhe të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve aktual.

Hyrja e saj ka ngjallur interes të madh te publiku, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët dhe çfarë surprizash do të sjellë ky rikthim i përkohshëm në një nga formatet më të ndjekura televizive në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.