Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhihani: Shqipëria më mirë luan ndaj kombëtareve të mëdha

Gazeta10
03 Dhjetor 2023 - 23:18

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Sokol Xhihani.

Ai tha se Shqipëria ndeshjet e saj më të mira i ka zhvilluar ndaj skuadravë të mëdha.

“Shqipëria ndeshjet më të mira në historinë e saj i ka luajtur ndaj kombëtareve më të mëdha se ajo. Mendoj se më mirë që shorti i ka rënë i fortë për këtë arsye.” – tha ai.

Tutje, ai foli edhe për Shqipërinë e “EURO 2016”.

“Në kampionatin evropian të fundit, Franca na mposhti në minutat shtesë, me Zvicrën kishim mori rastesh.” – shtoi ai.

Ai tutje e përmbylli me një thënie, e cila duhet ta përcjellë Shqipërinë në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

“Në 90 minuta kushdo mund të fitojë ndaj kujtdo, andaj mendoj se Shqipëria do të kalojë grupin” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.