
Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën në “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva e pret Dritën.
Të dyja këto skuadra nuk arritën fitore në xhiron e kaluar dhe synojnë rikthimin te tre pikët pikërisht në këtë ndeshje.
Në ndeshjen e parë të luajtur mes këtyre dy skuadrave këtë edicion, gjilanasit kishin triumfuar me rezultat 2-1.
Të shtunën, Gjilani do të jetë nikoqir i Llapit, në përballjen që pritet të jetë shumë interesante.
Të dyja këto skuadra pësuan humbje javën e kaluar dhe synojnë këndelljen gjatë kësaj jave.
Gjilani po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe para adhuruesve të vet do të kërkojë fitoren ndaj Llapit të Tahir Batatinës.
Ndërkohë, llapjanët kërkojnë rikthimin te fitoret për të qenë në hap me skuadrat e kreut të tabelës.
Lideri i tabelës, Ballkani të shtunën udhëton drejt Klinës për tu përballur me skuadrën e Dukagjinit.
Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi janë të motivuar pas fitores së fundit dhe rezultat pozitiv do të kërkojnë edhe kundër kampionit në fuqi.
Prishtina edhe në këtë xhiro do të jetë mysafir, kësaj radhe i Suharekës.
“Bardhekaltërit” të dielën synojnë fitore e tretë radhazi në elitë, ndërsa Suhareka synon fitoren e parë nën drejtimin e Qëndrim Kidës.
Kjo xhiro starton të premten me ndeshjen mes Feronikelit ’74 dhe Ferizajt.
Skuadra e Arsim Abazit në këtë raund do të tentojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa Nikli fitoren e parë këtë edicion.
Që të gjitha këto përballje startojnë me fillim nga ora 13:00.