Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhiro e 23-të e elitës së basketbollit luhet në mesjavë, spikat derbi Prishtina – Trepça

Gazeta10
05 March 2024 - 14:20

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion këtë mesjave më ndeshjet e xhiros së 23-të, ku në program janë disa ndeshje interesante.

Përballja më interesante e kësaj xhirojë është padyshim ajo mes dy rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar, Prishtinës dhe Trepçës.

Këto dy skuadra do të përballen të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet me fillim nga ora 19:00.

Trepça është aktualisht lider në tabelë dhe po kalon në formë të jashtëzakonshme, ku nuk di për humbje që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ndërkohë, Prishtina vjen te kjo ndeshje pas humbjes së befasishme ndaj Proton Cable Prizrenit në fundjavë.

Për herë të fundit këto dy skuadra u ndeshën në finale të Kupës gjatë muajit të kaluar, sfidë të cilën e fituan mitrovicasit me rezultat 69-71.

E mërkura po ashtu në sjellë duelin mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit.

Pas problemeve në palestrën “Karagaçi”, ky duel do të zhvillohet mes palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të dyja këto skuadra xhiron e kaluar shënuan fitore dhe këtë ecuri pozitive synojnë të vazhdojnë edhe më tutje.

Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë edhe e ndeshjes mes Vëllaznimit dhe Bashkimit që luhet të enjtën me fillim nga ora 19:00.

Të dyja këto skuadra synojnë triumfin për të vazhduar garën për plasmanin në “Play-Off”.

Përballja tjetër që do të luhet në këtë xhiro është ajo mes Istogut dhe Golden Eagle Yllit.

Kjo përballen luhet të enjten me fillm nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.