Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Yll Zekaj: Tani mund të themi se jemi afër anëtarësimit në KiE

Gazeta10
27 March 2024 - 17:26

Avokati Yll Zekaj në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar lajmin e fundit që Kosova e kaloi me sukses votimin për hapin e parë për antarësimin në KiE.

Sipas tij me këtë është dashtë që të mburrejë edhe kryeministri Kurti dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Zekaj shton se tani mund të themi se jemi afër antarësimit në KiE, raporton Gazeta10.

“Ky është hapi i parë pa të cilin nuk kishim mundur të kalojmë në hapat e tjerë, ky është hapë i rëndësishëm por nuk është kryer e gjithë puna pasi që është edhe një sfidë në Asamblenë Parlamentare për ta kaluar edhe atë dhe tani mund të themi që jemi afër antarësimit në Këshillin e Evropës”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.