Sport

Ylli e nis mbrojtjen e titulli përballë Rahovecit

Gazeta10
24 Gusht 2022 - 16:27

Në zyrat qendrore të Federatës së Basketbollit të Kosovës të mërkurën është hedhur shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superliga, Superliga e Femrave, Liga e Parë në dy kategoritë si dhe Liga e Dytë për edicionin 2022/23.

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te skuadra e Rahovecit.

Krahas ndeshjes mes Rahovecit dhe Yllit, ndeshje tjetër interesante në xhiron e parë, do të jetë ajo ndërmjet Pejës dhe Prishtinës që zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Në anën tjetër Trepça e shumëpërforcuar do ta nis stinorin e ri në palestrën e zjarrtë “Minatori”, aty ku do të përballet me Ponte Prizrenin.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet në kuadër të xhirosë së parë është edhe ajo ndërmjet Bashkimit dhe skuadrës së inkuadruar këtë stinor në Superligë, Vëllaznimit.

Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 10 dhe 11 shtator.

Tek Superliga e Femrave, Prishtina pret Vëllaznimin, Treçpa-United Basketball, kurse Bashkimi-Penza pritet të jete ndeshja më interesante e kësaj xhiroje.

Ndeshjet e para në elitën e basketbollit të femrave do të zhvillohen më 15 dhe 16 tetor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.