Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ymeri: Ministri nuk e transmetoi siç duhet kërkesën e SBAShK-ut

Gazeta10
23 September 2022 - 12:36

Ymer Ymeri nga SBAShK-u tha se në këtë takim kanë ardhur për të diskutuar për daljen nga situata aktuale duke u bazuar në tri pika që SBAShK-u i ka renditur si kërkesa dhe u ka dorëzuar dy ministrave të  pranishëm, raporton Gazeta10.

“Erdhëm për një diskutim shumë korrekt me bisedu vetëm per tri pikat, i kemi thënë komisionit për arsim kur na kanë bërë ftesën nëse diskutojmë për me gjetë daljen me këto tri pika kemi me dalë”, tha ai.

Tutje, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria bën paketë mbështetëse për të gjitha kategoritë dhe nuk mund të ofrojë rritje për një kategori.

“Kapaciteti, mundësitë buxhetore janë këto sepse në si qeveri duhet të bëjmë paketë mbështetëse për të gjithë qytetarët. Cdo lëvizje tjetër tash nëse shtohet te një kategori duhet me marrë te  kategoria tjetër. Nëse kërkohet të rritet për një kategori, duhet të marrim ose te pensionistët ose te studentët apo ndonjë kategori tjetër. Nëse pretendohet se mundet më shumë duhet të tregohet cilës kategori po sugjerohet me u’a marrë. Mendoj se skemat sociale kanë nevojë më shumë, pensionistët, studentët kanë nevojë më shumë. Mbështetja është gjithëpërfshirëse”, tha ministri Murati.

Ymer Ymeri iu përgjigjë duke thënë se kërkesa e SBASHK-ut nuk është transmetuar plotësisht siç duhet

“Kërkesa thotë: 10 % plus 50 euro të ofruara nga paketa. Ministri nuk e ceku paktetën  por vetëm 10%”, tha Ymeri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.