Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ymeri nga SBASHK: Nagavci ndau më shumë fonde për studentë jashtë vendit, sesa investoi brenda Kosovës

Gazeta10
01 September 2022 - 23:17

Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcit pasi asnjëherë sipas tij, nuk ka paraqitur para kabinetit qeveritar kërkesat e kësaj sindikate.

Ymeri në Prime Time madje tha se ministrja Nagavci më shumë ka investuar në fondet e studentëve jashtë vendit sesa që ka punuar për arsimin brenda, shkruan Gazeta10.

“I kemi letrat që e kemi lutë ministren e Arsimit që të paraqes në Qeveri kërkesat tona, dhe ajo asnjëherë si ka paraqitur ato. Duhet me përgëzu ministrin e Shëndetësisë që ai e ka paraqitur një kërkesë të tillë 60 euro, dhe është realziuar. Ne e përgëzojmë. Por, Nagavci asnjëherë se ka paraqitur. Më shumë ka qenë jashtë vendit se brenda vendit ministrja. Më shumë ka nda fonde me çu studenta jashtë vendit sesa që ka punuar diçka brenda vendit”, tha Ymerinë Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.