Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Zajednica nuk kalon”, qëndrimet ndër vite të Kurtit

Gazeta10
23 March 2023 - 19:39

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Historia e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ndjekur plotë 5 qeveri në harkun kohor prej 10 vitesh. Thaçi e Mustafa hodhën firmat e para në marrëveshjet bazë, por njeriu që i kundërshtoi me protesta të dhunshme po del të jetë ai që e zbaton. Ndiqeni një përmbledhje të qëndrimeve të kryeministrit Kurti ndër vite për Asociacionin.

Propozimi për formimin e Asociacionit në kuadër të një plani evropian mes dy vendeve kishte kohë që përmendej.

Por ekzistencën e tij kurrsesi ta pranonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Pas rrjedhjes në publik të elementeve të planit evropian, edhe kërkesat amerikane e evropiane në publik u bën më të drejtpërdrejta në adresë të kryeminitrit Kurti.

Pas shumë mohimeve, Kurti e pranoi ekzistencën e këtij dokumenti tek më 11 tetor të vitit 2022.

Propozimin Franko- Gjerman, Kurti fillimisht e vlerësoi si bazë të mirë, e të cilin e pranoi më 27 shkurt në Bruksel, në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo që ngjalli më së shumti debat në vend ishte përfshirja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën Vetëvendosje e kishte kundërshtuar gjatë në opozitë dhe në pushtet. 

Kurti siguroi se Asociacioni nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opozitë. 

Megjithë presionin ndërkombëtar, për Kurtin Asociacioni nuk është në frymën e Kushtetutës.

Në debatin e orëve të vona të natës në Kuvendin e Kosovës, javë më parë, Kurti dukshëm i nervozuar me opozitën tha se “Zajednica nuk kalon”.

Por ngjarjet duket se kanë marrë kthesë tjetër në takimin e Ohrit, ku palët arritën një ujdi pa nënshkrime dhe me një aneks zbatimi.

Për herë të parë u përmend togfjalëshi i vetë-menaxhimit të serbëve në Kosovë.

Megjithëse Kurti mohoi se bëhet fjalë për vetëqeverisje, ai në një intervistë për televizionin publik të mërkurën pranoi se në planin evropian ka Asociacion.

Gjatë kohës në opozitë, Kurti dhe Vetëvendosje e patën kundërshtuar me protesta masive themelimin e Asociacionit me moton “Zajednica nuk kalon”.

Marrëveshja e parimeve bazë ishte nënshkruar në vitin 2013 mes Thacit dhe Dacicit, për tu nënshkruar në vitin 2015 nga ish-kryeministri Mustafa.

Gjykata Kushtetuese kishte gjetur mjaft vërejtje në marrëveshjen për Asociacionin, teksa amerikanët dhe evropianët kërkojnë themelimin sa më të shpejt të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.