Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zbulohen detajet e kontratës së Lewandowskit te Barcelona

Gazeta10
06 September 2022 - 17:06

Njëri nga transferimet që bëri më së shumti bujë në afatin kalimtar veror ishte padyshim kalimi i Robert Lewandowskit te Barcelona, raporton Gazeta10.

Lewandowski ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin katalan.

Në raportimet e fundit nga mediat spanjolle është janë bërë të ditura edhe detajet e kontratës së sulmuesit polak te Barcelonën.

Në stinorin e tij të parë më ‘Blaugranët’, 34-vjeçari do të ketë një pagë prej 10 milionë eurove, por kjo shumë do të shkojë duke u rritur për çdo sezon.

Në edicionin 2023/24, Lewandowski do të përfitojë 13 milionë euro, ndërsa një sezon më vonë paga e tij do të jetë 16 milionë euro dhe në sezonin e fundit të kontratës me katalanët paga e tij do të zbresë në 13 milionë euro në sezon.

Mirëpo, në kontratën e tij ka një marrëveshja që ia mundëson Barcelonës ta ndërprejë bashkëpunimin më të, nëse polaku nuk luan në 55% të ndeshjeve gjatë stinorit 2024/25.

Lewandowski e ka nisur furishëm rrugëtimin e tij te Barcelona, pasi ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e para në La Liga. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.