Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohen produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro

Gazeta10
06 August 2026 - 14:16

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të tentim importit të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Kosovës, zyrtari doganor ndaloi për kontroll një automjet me targa të shtetit fqinj. Gjatë intervistimit, udhëtari, shtetas i huaj, deklaroi se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Bazuar në indikatorët e analizës së rrezikut dhe dyshimet e krijuara gjatë kontrollit fillestar, në njoftim theksohet se zyrtari doganor kërkoi kryerjen e një kontrolli të detajuar të automjetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Si rezultat i kontrollit, u zbuluan produkte për trajtimin e flokëve me vlerë të përafërt prej 4,600 euro, për të cilat poseduesi nuk kishte dokumentacion përcjellës apo faturë që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të tyre.

“Përveç shmangies së obligimeve doganore, rasti paraqet edhe një rrezik potencial për shëndetin publik, pasi produktet kozmetike dhe ato për trajtimin e flokëve, kur importohen jashtë procedurave ligjore, nuk i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve kompetente lidhur me sigurinë, përbërjen dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara për tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe administrative të parapara me legjislacionin në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.