Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohet plantacion me 500 bimë kanabis në Zhegoc të Gjilanit, arrestohen tre persona

Gazeta10
23 August 2025 - 20:01

Policia e Kosovës, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit “kanabis sativa” në një fshat të rajonit të Gjilanit, Zhegoc.

Bajram Krasniqi, zëdhënës për Policinë e Kosovës, ka thënë se këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.

“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe../KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.