Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc

Gazeta10
09 December 2025 - 17:28

Në hetimet që çuan drejt kapjes së të dyshuarave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntorin e vitit 2024, Kosovës i doli në ndihmë edhe Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI).

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, është përfshirë edhe raporti i FBI-së që ishte kyç në hulumtimin e dheut që u gjet në çizmet e dy të dyshuarve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviç në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune, me datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Poto si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviç dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.