
Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analisti Krenar Shala ka folur rreth temës se sa është i kënaqur ne punën e qeverisë Kurti në raport me bizneset dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se është edhe i kënaqur edhe i pakënaqur.
“Jam i kënaqur për shkak që i kam pasur pritjet e vogla sepse e kam parë burokracinë në administratë dhe sabotimin që bëhet, në anën tjetër nuk jam i kënaqur sepse vëmendja duhet të jetë te bizneset”, tha Shala.
Shala tutje tha se qeveria duhet të bëjë edhe më shumë për ekonominë.
Ai u shpreh që nuk është pishman që ishte “zëdhënësi i ndryshimit” sepse sipas tij ndryshimi ka ndodhur, është rritur standarti i qeverisjes. /Gazeta10/