Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëdhënësi i Qeverisë ia bën gjashtë pyetje ish kryeministrit Hoti

Gazeta10
18 January 2023 - 14:56

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Avduallah Hoti, ia ka bërë gjashtë pyetje ish kryeministrit Avdullah Hoti, raporton Gazeta10.

Kryeziu ka filluar duke thënë se me çfarë nuk është i kënaqur Hoti.

Ai ka renditur disa pyetje që lidhen me tema të ndryshme.

Në fund, Kryeziu ka pyetur nëse Hoti është i pakënaqur me faktin që Kurti është kryeministër i vendit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?

2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?

3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?

4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?

5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët

6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?

7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.