
Qeveria e Kosovës ka dalë me një listë të pesë ngjarjeve më të rëndësishme të javës, ngjarje këto që po konsiderohen si arritjet kryesore të kësaj jave, raporton Gazeta10.
E para në listën e ngjarjeve më të rëndësishme është listuar siç thotë Qeveria renditja e Kosovës e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë.
Në listë është përmendur edhe miratimi i buxhetit të 2023 në vlerë 3.2 miliardë euro, dhe miratimi nga Kuvendi i Strategjisë të Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027./Gazeta10.