Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë publikon ngjarjet kryesore të nëntorit

Gazeta10
02 December 2022 - 12:15

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, sot ka dalë me një video ku i numëron ngjarjet kryesore të muajit nëntor.

Ai jehonë i dha nënshkrimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, por nuk e ka përmendur edhe marrëveshjen për targat.

Si sukses tjetër ai përmendi dy fitoret në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Fillimisht Telekomi i Kosovës fitoi rastin për padinë që rrezikonte humbjen e 10 milionë eurove, e pastaj dy javë më vonë fituam rastin e padisë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 30 milionë euro”, tha Kryeziu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.