Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeka: Kam pritur që Duda Balje të largohet nga VV-ja – Kica shkaktoi tërmet në këtë parti

Gazeta10
08 September 2022 - 20:50

Komentatori politik, Milaim Zeka ka thënë se ka pritur që deputetja Duda Balje të largohet nga Grupi Parlamentar i VV-së, shkruan Gazeta10.

Zeka tha se një vendim i tillë, nga Balje do të ishte i guximshëm.

Ai shtoi se largimi i deputetës, Doarsa Kica nga VV-ja ka shkaktuar tërmet në këtë parti.

‘Po të isha në vendin e Duda Baljes, të cilën e kanë fyer shumë rëndë pushtetarët aktuale e grupet aktuale. Unë kam prit largimin e Duda Baljes dhe deputetëve të saj nga VV-ja , sepse do të ishte një veprim tepër i natyshëm, e shumë i guximshëm dhe për mbrojtjen e integritetit. Doarsa ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm dhe e ka bërë një tërmet brenda grupit të VV-së”, tha Zeka në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.