
Hulumtuesi IKD-së, Yll Zekaj ka polemizuar me shefin e deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri në një lidhje Liive në Politiko ku po debatohet për vendimin e fundit të uljës së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.
Ai i është drejtuar Tahirit, se Qeveria Haradinaj me vendimin e saj aso kohe, nuk ishte në dijeni për rritje të pagave për prokurorët e gjyqtarët, por që ai vendim aksidentalisht ka prekur edhe këtë sektor, shkruan Gazeta10.
“Tha se kemi marrë vendim për rritjen e pagave për gjyqtarët. Qeveria Haardinaj asnjëherë s’ka marrë vendim për rritje tëp agave për gjyqtarët, por ka marrë vendim për rritje të pagave të stafit politik të asaj Qeverie. Unë e kam përppara atë vendim, i cili në 25 pikat e saj asnjëherë se përmend sistemin gjyqësor. Të jemi të sinqertë Qeveria Haradinaj s’ka pasur ide që është duke u rritur paga e sistemit gjyqësor përndryshe do të ishte në vendim. AI ka ndodh aksidentalisht. Gabim ka qenë atëhere dhe tani”, tha Zekaj – Tahirit./Gazeta10