Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zekirija Ramadani, trajneri i Gjilanit: Jemi bërë një ekip “fëmijësh”

Gazeta10
20 October 2022 - 16:17

Gjilani është mposhtur sot në shtëpi nga Drenica, dhe pas ndeshjes trajnerit i Gjilanit Zekirija Ramadani është shprehur i zhgënjyer me rezultatet e ekipit të tij.

“Rezultati na çon të paragjykojmë shumë gjëra. Në përgjithësi ne luajtëm mirë, krijuam disa raste. Nuk arritën t’i shënojmë ato raste”.

“Drenica në bazë të analizave që i kemi bërë, e dimë se ka kundërsulm vrasës. Ne donim fitoren sepse nuk ishim të kënaqur me barazim. Në fund dështuam dhe kundërshtari na ndëshkoi me kundërsulm. Jemi bërë si një ekip 17-vjeçar. Kur pranojmë një gol, fiket ekipi, humb shpresa. Kur pranuam golin e parë morëm masa ekstreme për të barazuar dhe u ndëshkuam sërish. Nuk kishim as mbrojtje, as mesfushë e as sulm siç duhet, ishim të shpërndarë. Jo për fajin e futbollistëve e as shtabit teknik”, tha fillimisht Ramadani.

“Nuk mund ta fajësojmë vetëm sulmin sepse kishim disa goditje nga këndi dhe nuk ishim dominues në lojën në ajër. Ne kemi disa mbrojtës që luajnë mirë në ajër. Puna më e vështirë është të bëhet shënimi i golit. Por kur nuk je i qetë gjatë javës, normal që nuk mund të presësh që në ndeshje të jesh i koncentruar dhe të shënosh nga gjysmërastet”.

Prej se u largua kryetari i klubit Florian Zuka, Gjilani nuk po duket ai i fillim-stinorit kur fitonte ndeshje edhe më të vështira, /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.