
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se sulmet ruse ndaj objektivave civile mund të ndalen vetëm nëse partnerët perëndimorë të Ukrainës furnizojnë armët e nevojshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
“Çfarë nevojitet për këtë? Ato armë që janë në depot e partnerëve tanë dhe që ushtarët tanë po i presin kaq shumë,” tha Zelenskiy në fjalimin e tij të natës me video, pas një serie sulmesh me raketa ruse në qytetet ukrainase.
“E gjithë bota e di se çfarë dhe si t’i ndalojë ata që mbjellin vdekjen. Falënderoj të gjithë ata që na ndihmojnë në këtë!”. / Gazeta10