Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Gazeta10
29 July 2026 - 22:37

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka paralajmëruar para pak çastesh se Rusia është duke përgatitur një sulm masiv.

Për këtë, ai ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale, pasi ka thënë se e ka pranuar një raport nga komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës.

Zelensky ka shtuar se rusët, tash e disa ditë, janë duke u përgatitur për këtë sulm dhe sipas tij, mund të kryhet sonte.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë të kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh dhe se mbrojtja e jetëve varet drejtpërdrejt nga gatishmëria e tyre, ose mungesa e saj, për të na ndihmuar me raketa mbrojtëse ajrore.”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të vazhdojnë mbështetjen për mbrojtjen.

“Para së gjithash, kjo ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe ata partnerë që kanë raketa Patriot dhe mund t’i ofrojnë ato për të mbështetur mbrojtjen tonë. Çdo partner e di se çfarë nevojitet…Ju lutem, në të gjitha rajonet e Ukrainës, kushtojini vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore sot dhe qëndroni të sigurt.”, ka shkruar Zelensky.

Ky paralajmërim i Zelenskyt, vjen vetëm pak kohë, pasi Ukraina ka vazhduar sulmet brenda territorit rus, duke goditur një nga rafineritë më të mëdha të naftës. /

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.