Gazeta10

Zelensky nuk e sheh të rëndësishme eksportimin e parë të grurit, ekonomia jonë është në koma

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky,  hodhi poshtë rëndësinë e dërgesës së parë të eksportit të grurit nga vendi i tij që nga pushtimi i Rusisë, duke thënë se ajo mbante një pjesë të të korrave që Kievi duhet të shesë për ta ndihmuar shpëtimin e ekonomisë së tij, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Këto komente ai i bëri nëpërmjet një videoje për studentët në Australi të mërkurën, dhe pasi anija e përfundoi një inspektim në Turqi, përpara se të vazhdonte në destinacionin e saj përfundimtar në Liban sipas një marrëveshjeje që synon të lehtësojë një krizë globale ushqimore.

Anija, Razoni, u nis nga porti i Ukrainës Odesa në Detin e Zi, të hënën herët  duke transportuar 26,527 ton misër në Tripoli të Libanit. Ajo erdhi pas një marrëveshjje  të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e drithërave dhe plehrave midis Moskës dhe Kievit muajin e kaluar.

Por Zelensky, duke folur përmes një përkthyesi, tha se duhej më shumë kohë për të parë nëse do të pasonin eksporte të tjera gruri.

“Së fundmi, falë OKB-së në partneritet me Turqinë, patëm një anije të parë me dërgimin e grurit, por ende nuk është asgjë. Shpresojmë që kjo tendencë të vazhdojë,” u tha ai studentëve.

E njohur si shporta e bukës së Evropës, Ukraina shpreson të eksportojë 20 milion ton drithë të mbajtur në kapanone dhe 40 milion ton nga korrja që po zhvillohet tani, fillimisht nga Odesa dhe Pivdennyi dhe Chornomorsk.

“Lufta…pothuajse po e vret ekonominë. Është në koma,” shtoi Zelensky. “Bllokimi i porteve nga Rusia është një humbje e madhe për ekonominë”.

Zelensky ka paralajmëruar vazhdimisht se Moska mund të përpiqet të pengojë eksportet pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes së muajit të kaluar. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë