
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka qëndruar në Strellc, ku mori pjesë në aktivitetin tradicional të dhurimit të gjakut, i organizuar në nderim të dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.
Zemaj ka thënë se 25 maji nuk është vetëm ditë përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët e lavdinë e tyre, por është shndërruar edhe në një ditë të veçantë humanizmi e solidariteti, ku qytetarët dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë në Kosovën e lirë.
“Strellci dhuron gjak, gjithmonë në shërbim të jetës. Tani më jo vetëm ditë përkujtimi e nderimi për dëshmorët dhe lavdinë e tyre, por 25 maji është bërë ditë e veçantë e dhurimit të gjakut për të shpëtuar jetë në Kosovën e lirë. Të rinj e të moshuar, strellcjanët dhurimin e bëjnë për lavdinë e heronjve dhe të rënëve në luftën për liri e pavarësi. Krenar me Strellcin tim!”, ka thënë Zemaj.