
Deputeti i zgjedhur i LDK’së Armend Zemaj ka thënë se sot është në dorën e delegatëve që të vendosin për fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se zhvillime të tilla s’mund të shihen në parti të tjera as në vend e as në rajon.
“Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe kërkojmë suksese më të mëdha dhe nuk ndalemi deri sa ta kemi LDK’në parti të parë”, ka thënë Zemaj.