
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemja, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e shëndetësisë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se LDK është duke e përsëritur që për këto më pak se dy vite 350 mjek e kanë lëshuar vendin.
“E tham edhe dje po e përsëritim edhe sot, për këto akoma dy vite, 350 mjek e kanë lëshuar Kosovën, pa përfshi edhe të tjerë që kanë kaluar në sektorin privat shëndetësor”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se për shkak të keqmenaxhimit edhe 362 mjek të tjerë janë nëpër rrugë si të papunë.
“Ndërsa për injorancë dhe për fat të keq të keqmenaxhimit edhe 362 mjek sillen rrugëve të papunë me këtë Qeveri aktuale”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10