
Komentatori politik Adrian Zeqiri teksa fliste në Gazeta për deklaratat e fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani ndaj Lëvizjes Vetëvendosje,tha se qëndrimet e saj zgjojnë interes të madh publik për shkak të rolit që ajo ka pasur në proceset politike dhe institucionale në vend.
Sipas Zeqirit, Osmani ka qenë bashkëpunëtore e afërt me kryeministrin Albin Kurti, sidomos në fushën e politikës së jashtme, ndërsa kujtoi se subjekti i saj politik kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.
“Vetë fakti që ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë me z. Kurti, sidomos në politikën e jashtme, mirëpo partia ose ish partia e saj ka qenë në koalicion qeverisës me VV-në, ajo ka informacione dhe qasje. Natyrisht është interesante për opinionin publik se çka ka ajo për të thënë si dikush prej së brendshmi që ka qenë prezente në procese jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, deklaroi Zeqiri.