Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: Partitë nuk janë të kënaqura me rezultatin, veçanërisht ish-opozita

Gazeta10
25 June 2026 - 18:42

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, analisti politik Ardian Zeqiri ka deklaruar se është e natyrshme të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht se rezultati tashmë është kryesisht i njohur.

Sipas tij, partitë politike kanë nevojë për kohë që të analizojnë dhe diskutojnë rezultatin zgjedhor, pasi pothuajse asnjëra nuk është plotësisht e kënaqur me epilogun e zgjedhjeve.

Zeqiri vlerësoi se pakënaqësitë më të mëdha aktualisht po shihen te Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, sipas tij, ndodhet në një proces të brendshëm të interpretimit të rezultatit dhe të kuptimit të pasojave që ai mund të ketë për udhëheqjen e partisë.

“Është e natyrshme të pritet certifikimi i rezultateve dhe, edhe pse rezultati pak a shumë dihet, mendoj se pothuajse të gjitha partitë politike nuk janë të kënaqura me rezultatin, e posaçërisht opozita. Atyre u nevojitet kohë për ta diskutuar rezultatin e zgjedhjeve. Kjo më së shumti po shihet te LDK-ja, e cila është në një proces të kuptimit dhe procesimit të këtyre rezultateve dhe se si ato do të përkthehen në lidershipin e partisë”, tha Zeqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.