Politiko

Zeqiri për sigurinë në Zubin Potok: Qarkullim i lirë, po zhvillohet jetë normale

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 21:24

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun nga Varaga, ka folur për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe situatën e sigurisë atje.

Zeqiri ka theksuar se gjendja e sigurisë në Komunën e Zubin Potokut vazhdon të jetë nën kontroll falë organeve të rendit.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë, lëvizjes së qytetarëve, gjendja është nën kontroll falë organeve të rendit të Republikës së Kosovës. Qarkullimi është i lirë, po zhvillohet jetë normale”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka theksuar se sulmi në Varagë ka qenë terrorist dhe se ka pasur rrezikshmëri të madhe.

“Ky dam që është ba prej këtij sulmi është terrorist dhe me rrezikshmëri të madhe”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.