Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhja e presidentës, Molliqaj: Ishte krejtësisht e planifikuar

Gazeta10
14 October 2026 - 22:34

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke folur edhe për zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Molliqaj ka vlerësuar se zgjedhja e presidentes erdhi si rezultat i kalkulimeve të gabuara politike të PDK-së dhe gatishmërisë së kryeministrit Albin Kurti për ta menaxhuar procesin në funksion të interesave të tij.

“Presidentja e zgjedhur është rezultat i kalkulimit të gabuar jopolitik të PDK-së dhe gatishmërisë së Kurtit për ta manipuluar këtë proces për interesa të veta”, ka deklaruar Molliqaj.

Ai ka thënë se Kurti ka pasur dëshirë që në krye të shtetit të jetë një presidente sipas preferencave të tij, duke kundërshtuar pretendimet se propozimi për kandidaten ka ardhur në momentet e fundit dhe pa planifikim paraprak.

“Është e qartë që Kurti kishte pasur qejf me pas cilëndo që ia dëshiron me pas presidente, po kushdo që mendon se propozimi ka ardhur në minutat e fundit, i paplanifikuar më herët, e ka krejt gabim. Ajo dihet që ka qenë krejtësisht e planifikuar”, ka thënë Molliqaj në Kanal 10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.