Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet e RDK-së në Ferizaj, Krasniqi njofton se kryetar është zgjedhur Ardi Halili

Gazeta10
13 January 2023 - 19:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës është zgjedhur Ardi Halili, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se të rinjt e Ferizajt kanë shprehur interesimin për të qenë pjesë e PDK-së.

Më tej, ai ka thënë se ata duan që ëndrrat e tyre t’i realizojnë përmes PDK-së.

Kreu i PDK-së, Krasniqi, ka uruar RDK-në e Ferizajt.

Këtu keni postimin e plotë:

“Platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për Rininë po mirëpritet gjithandej vendit. Sot në Ferizaj, në Kuvendin Zgjedhor të RDK-së, kryetar u zgjodh Ardi Halili.

Vajzat e djemtë e Ferizajt, në masë të madhe, kanë shprehur interesimin për të qenë edhe vetë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën e tyre, duke u angazhuar aktivisht në politikë.

Përtej kësaj, ata duan t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre për Kosovën dhe potencialin e tyre kanë zgjedhur ta realizojnë përmes hapësirës që u ofron PDK.

Urime RDK Ferizaj. Suksese të mëtutjeshme!

#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.