
Kandidatja për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, është zotuar ta reformojë ekonominë dhe t’i mbajë taksat e ulëta, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Liz Truss, kandidatja kryesore për të qenë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, tha të premten se do ta reformonte ekonominë dhe do t’i mbante taksat të ulëta, pasi pranoi se një dimër i ashpër e pret vendin.
“Gjëja më e rëndësishme është nxitja e ekonomisë në mënyrë që të shmangim një recesion. Dhe politikat e biznesit si zakonisht nuk po funksionojnë. Ne duhet të bëjmë më shumë dhe kjo është arsyeja pse unë jam e vendosur ta reformoj ekonominë dhe t’i mbaj taksat të ulëta”, ka thënë Truss para gazetarëve.
Truss është në garë kundër ish-ministrit të financave Rishi Sunak, ku votat e 200,000 anëtarëve të Partisë Konservatore, deri më 5 shtator do ta zgjedhin një zëvendësues për Boris Johnson, i detyruar të japë dorëheqjen pas një sërë skandalesh.
Truss foli kështu në një takim me drejtuesit e qyteti në distriktin financiar të Londrës duke premtuar të reformojë legjislacionin bankar të trashëguar nga Bashkimi Evropian. / Gazeta10