
Kryeministri i Kosovës njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,ka thënë se sot është një ditë e demokracisë në LVV, raporton Gazeta10.
Kurti ka kryer votimin e tij në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje ku vetëm ai është kandidat për udhëheqjen e këtij subjekti politik.
Kurti ka uruar të gjithë për këtë ditë.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, ka thënë Kurti.
Votimet janë hapur në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 19:00. / Gazeta10