
Është zgjeruar aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ai njoftoi se nga tetë porta që ishin deri sot, aeroporti tash e tutje do t’i ketë 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 300 m2.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.