
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për të arriturat e Amir Rrahmanit, Zhdrella tha se Rrahmani ka arritur në këtë pikë falë punës së tij të palodhshme.
“Amiri ka qenë një djalë shembullor, një karakter shumë i mirë, i cili falë punës së palodhshmë ka arritur këtu ku është sot.”, u shpreh fillimisht Zhdrella.
Tutje, ai tha se do të jetë mjaft e vështirë që një lojtar në futbollin e Kosovës të arrij nivelin e Rrahmanit.
“Mendoj se do të shkojë një kohë e gjatë që një lojtar prej futbollit të Kosovës ta arrij nivelin e Rrahmanit. Ka futbollist me perspektivë, por ndonjëherë të nevojitet edhe fati sportiv, e kjo gjë e ka përcjellur Rrahmanin gjatë karrierës së tij.”, përfundoi Zhdrella.