Një person është raportuar si i zhdukur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rastin në polici e ka lajmëruar mbesa e viktimës.
Sipas ankueses, daja i saj është zhdukur që nga pasditja e 3 tetorit.
Deri më tani nuk dihet vendndodhja e viktimës.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.