Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhduket një person në Gjakovë, familjarët dhe Shoqata për Kërkim-Shpëtim po e kërkojnë

Gazeta10
26 February 2025 - 9:14

Një qytetar nga Gjakova raportohet të jetë zhdukur.

Masar Vula është larguar nga shtëpia dhe akoma nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.

Familjarët kanë deklaruar se ai është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Ndërsa nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit në zonën e Gjakovës pas raportimeve për zhdukjen e Masar Vulës.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të gjetur personin e zhdukur, duke përdorur pajisje të kërkimit dhe duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale.Gjithashtu, ftojmë këdo që mund të ketë informacione të vlefshme për vendndodhjen e Masar Vulës të na kontaktojë në numrin tonë të emergjencës: 045 112 102”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.