Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhdukja e mostrave të Deharit “mollë sherri” në VV

Gazeta10
16 February 2023 - 18:57

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Deputeti i LVV-SË, Haki Abazi në një konfrencë për media ka lëshuar akuza të forta ndaj shefit të tij të partisë, kryeministrit Albin Kurti. Ai e ka akuzuar për zhdukjen e provave në rastin Dehari, duke ftuar Prokurorinë për hetime. Kjo e fundit pritet të veproj qysh nga e hëna.

Provoi disa herë ta fillojë konferencën e thirrur për media por zilja e Kuvendit të Kosovës e pengoi deputeti Haki Abazi.

Kur zilet u ndalën, filloi të flasë edhe deputeti Abazi.

Ai tha se ka video incicizime që mund të qojnë në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit dhe se mostrat duhet si janë zhdukur.

Përgjegjës për këtë, Abazi e bëri kryeministrin Kurti, ministren Haxhiu, Dejona Mihalin e VV-së dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Pas  këtyre deklaratave, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Prokurorisë Speciale.

Ky institucion ka paralajmëruar fillimin e hetimeve që nga e hëna e ardhshme. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.-Prokuroria Speciale

Kryeprokuroi Isufaj në një pronocim për mediat ka thënë se në bazë të këtyre deklaratave të Abazit do të intervistohen edhe personat e tjerë të përmendur.

Kurse,  e pyetur për këto video-inicizime, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk e din se për çfarë e ka fjalën deputeti Haki Abazi.

Haxhiu, në  dhjetor të vitit të kaluar përmes një konferencë  njoftoi se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari  ishin zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke e quajtur këtë akt të rëndë dhe kriminal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.