Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhurma e madhe për Dokufestin, Totaj sqaron situatën me drejtuesit e këtij festivali

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 23:33

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit edhe kandidat për kryetar komune në Prizren, Shaqir Totaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin.

Totaj tha se Dokufesti është një organizatë serioze që e ka tregu vete me performancë, që e kanë promovuar gjithë Kosovën, jo vetëm Prizrenin.

Totaj gjithashtu theksoi se gjatë mandatit të tij kanë filluar edhe dy festivale të reja.

Diçka që fillon e re, meriton përkrahje pak më të madhe në mënyrë që të forcohet dhe të bëhet i vetëqëndruueshëm, ndërsa Dokufesti ka reputacion, ka burimet solide dhe janë të vetëqëndrueshëm, tha tutje Totaj./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.