
Analisti politik, Halil Matoshi, ka cituar ambasadën amerikane në Kosovë duke komentuar zhvillimet e fundit në veri, raporton Gazeta10.
Matoshi ka cituar ambasadën amerikane në Kosovë ku është kërkuar themelimi i Asociacionit.
Në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë ndër të tjera thuher se është duke u cënuar zbatimi i ligjit.
Këtu keni statusin e plotë:
“ShBA: Kosova po cenon parimin e zbatimit të ligjit
“Kosova duhet të fillojë menjëherë negociatat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASM). Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ASM duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e ASM-së obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”.
(Ambasada amerikane në Kosovë në nji përgjigje për mediat e Prishtinës (7 nandor, 2022)”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se të shtunën pasdite serbë e veriut së Kosovës janë tërhequr nga institucionet e vendit në të gjitha nivelet pas suspendimit të komandatit të policisë rajonale në veri. / Gazeta10