
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke i quajtur si dështim pas deshtimi, raporton Gazeta10.
Çitaku ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar që të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.
Më tej ajo ka thënë se po ashtu kjo Qeveri ka mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri.
Këtu keni postimin e plotë:
“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”, ka shkruar Çitaku në llogariën e saj në Facebook.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu i Kosovës është përballur me sulme sistematike me bomba si dhe sot edhe me vendosje të barrikadave në rrugë. / Gazeta10