
Serbët e tërhequr nga institucionet e Kosovës kanë vazhduar edhe sot nënshkrimin e kontratave me Serbinë, raporton Gazeta10.
Këto kontrata rregullojnë të gjitha obligimet nga puna dhe marrëdhënia juridike, sigurimet pensionale si dhe ato shëndetësore.
“Në katër komuna në veri të Kosovës dhe në Merohi, dje ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë, përmes Zyrës për Kosovë e Metohi, dhe serbëve të larguar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, dhe kontratat rregullojnë të gjitha obligimet nga puna dhe marrëdhëniet juridike, sigurimet pensionale dhe shëndetësore” shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Ivana Stojiljkoviq, një nga nënshkrueset e kësaj kontrate ka thënë se me këtë rast po mbrohen të drejtat e serbëve.
“Ivana Stojiljkoviq, ish-punonjëse e administratës në Komunën e veriut të Mitrovicës, ka thënë për portalin online të Kosovës se të drejtat e serbëve mbrohen me atë kontratë”, thuhet më tej.
Kujtojmë se serbët e veriut së bashku me Listën Serbe janë tërhequr nga institucionet e Kosovës pas mospajtimit në lidhje me konvertimin e targave si dhe pas shkarkimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës, Nenad Gjuriq. / Gazeta10