Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhvillimet në veri, Gashi: Lufta e pakompromist e kësaj Qeverie duhet të përkrahet

Gazeta10
09 December 2022 - 17:54

Në emisioni INFO10 në Kanal10, analisti Blerim Gashi, ka thënë se lufta e pakompromist e Qeverisë duhet të përkrahet, raporton Gazeta10

Ai ka thënë se kjo situatë ka qenë e pritshme sepse gjendja paraprake ka qenë e rëndë në veri.

“Sa i përket gjendjes në veri, prapë mendoj se kjo ka qenë e pritshme. Në momentin kur ti si shtet fillon t’i tregosh ta quaj shkurtimisht muskujt në realizimin e kompetencave të tua, në një vend ku ka qenë katrahurë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se kishte pasur dëshirë që kjo opozitë sa ka qenë në pozitë ta bënte punën e saj.

“Kisha pasë gjithashtu dëshirë jo vetëm une, por gjithë ne që kjo opozitë atëherë kur ka qenë në pozitë ta bënte punën e vet”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka ftuar për mbështetjen e Qeverisë.

“Lufta e pakompromist e kësaj Qeverie natyrisht se duhet të përkrahet”, ka thënë ai më tej.

Gashi, ka shpejguar edhe më shumë gjendjen në veri duke thënë se nuk ka qenë efektive.

“Ka qenë një mirëmbajtje e rrejshme e një situate e cila u pa sa efektive ka qenë, ka pasë diçka, kur ki diçka nuk të bjen për një ditë sistemi”, ka thënë ai më tej.

Kujtojmë se veriu, specifikisht Mitrovica e Veriut është përballur së fundmi me sulme me bomba.

Zgjdhjet komunale që janë planifikuar të mbahen atje tashmë janë nën shqyrtim dhe presidentja Osmani ka thënë se do të ketë vendim në dy-tri ditë.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.