Gazeta10

Zhvillimet në veri, Policia e Kosovës: Rrugët ende janë të bllokuara, edhe pikat në Jarinje e Bërnjak mbesin të mbyllura

Policia e Kosovës ka dhënë informacionet më të fundit lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak mbesin ende të mbyllura, e rrugët e bllokuara, raporton Gazeta10

Këto pika janë të mbyllura meqë nuk janë hequr barrikadat në rrugët ku janë vendosur ato.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se dje ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësive policore.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur katër raste ku qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar nga ana e personave që dyshohet se kanë organizuar bllokimin e rrugëve.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatimin e vendimeve të institucioneve të RKS-së, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.

Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi.

Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale.

Informacionet zyrtare konfirmojnë se dje, më 31.07.2022 pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim. Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar policorë të plagosur nga arma e zjarrit.

Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerre në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. / Gazeta10

NË FOKUS

Screen Shot 2023-09-24 at 11.03
Ekskluzive: 30 sulmues të armatosur ndodhen në afërsi të Manastrit të Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Screenshot 2023-09-24 132428
“Mos të na i përdorë uniformat tona në veri” - Familja e policit të vrarë thirrje Kurtit
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
383072193_259112830440585_2639986133695545815_n
“Të tmerruar e të vjedhur” – Pelegrinët rrëfejnë sjelljen e terroristëve serbë në Manastir
Nexhi Ahmeti
Sulmoi rëndë mediat, Ahmeti i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çmenduri, ke humbur arsyen
382420088_173221512426021_4282565184366915677_n-1-1
Pamje+18:Del pamja e njërit prej sulmuesve të vrarë në veri
IMG_2838
Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në veri